Një person në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur, njëri prej tyre me një armë kishte shtënë afër tij e më pas janë larguar.
Rasti ka ndodhur dje në ora 12.32. Si dëshmi materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
Nuk raportohet për të lënduar, njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.