Aksident në Lluzhan, pesë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Lluzhan, pesë të lënduar

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 19:39
Foto nga aksidenti

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur përmes telefonit se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.00 në fshatin Lluzhan.

“Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave, me ç’rast pesë persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për trajtim në QKUK”, ka thënë ajo.

Ndryshe, sipas statistikave të policisë, numri i përgjithshëm i aksidenteve në periudhën janar-qershor 2018 , krahasuar me numrin e aksidenteve me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është më i vogël për 13.25 %.

Edhe numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rënie me 19.61%, sikurse edhe ai me dëme materiale  50.65% , ndërsa me lëndime trupore ka ngritje për 0.46%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat