Të shtëna me armë nga vetura, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë nga vetura, dy të arrestuar

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 10:47
Fotopersonave t

Sot rreth orës 01:00, nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit , janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u janë konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë

Pas marrjes së informatës për të shtëna me armë nga një veturë e cila ishte në lëvizje, në fshatin Hamidi të Obiliqit,  policia ka ndërmarrë një aksion  dhe në një distancë jo të largët nga vendi i ngjarjes, ka arritur që të ndaloj automjetin e dyshuar dhe të  arrestojë  dy persona të dyshuar: E. R,  mashkull, 19 vjeç, si dhe B. Sh,  mashkull, 18 vjeç, njërit prej  të cilëve i është  gjetur dhe konfiskuar:

·        një armë e tipit Ecol Special 99

·        një armë e ftohtë (thikë)

·        një karikator si dhe

·        në vend ngjarje janë konfiskuar dy gëzhoja.

Ndaj  personave të dyshuar, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, janë iniciuar rastet shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat