Aksidentoi policin rrugor, arrestohet shoferi - Bota Sot
Aksidentoi policin rrugor, arrestohet shoferi

Kronikë e zezë

E diel, 23 shtator 2018

Aksidentoi policin rrugor, arrestohet shoferi

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit në Vlorë, ka rikthyer në burg drejtuesin e mjetit, i cili aksidenti rëndë pak ditë më parë oficerin e policisë rrugore, Jonuz Vrapin, duke i thyer të dyja këmbët.

Në njoftimin e policisë thuhet se në 29 korrik, në qendër të qytetit, ku Ylli Luka, 37-vjeç, nga Fushë- Kruja plagosi rëndë policin, pas një debati me ta drejtuesi i mjetit ka hyrë në automjet dhe i ka dhënë gaz makinës duke përplasur një nga policët e patrullës, Jonuz Vrapi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.08.2018, u arrestua shtetasi Y.L, 37 vjeç, banues në fshatin Nikël- Fushë Krujë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”për veprat penale ‘’Goditje për shkak të detyrës’’, ‘’Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor’’ dhe ‘’Largim nga vendi i ngjarjes’’ parashikuar nga nenet 237, 290 e 273 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test