Policia arreston tetë persona në Pejë për posedim të narkotikëve

Kronikë e zezë

Policia arreston tetë persona në Pejë për posedim të narkotikëve

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Në vazhdën e luftimit të dukurive negative, Policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona në qytetin e Pejës për posedim të autorizuar të narkotikëve.

Arrestimi i këtyre personave është bërë në raste të ndara gjatë dy ditëve të kaluara.

“Pejë 16.08.2018 – 21:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që tek të njëjtit gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë narkotike e llojit Marihuanë pesha 1.7 gram. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 17.08.2018 – 01:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë narkotike e llojit Marihuanë pesha 21.6 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 17.08.2018 – 02:20.Është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit Marihuanë pesha 2.2 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 17.08.2018 – 02:00.Është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit Marihuanë pesha 1.2 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 16.08.2018 – 22:40.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që tek të njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit Marihuanë pesha 2.1 gram. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat