Një i ri u arrestua nga Policia e Elbasanit, pasi në automjet i janë gjetur lëndë narkotike. Uniformat blu kanë njoftuar se kanë arrestuar R.H 26 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke disponuar drogë.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndeve narkotike në doza të vogla .
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin , evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R.H, 26 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në lagjen “5 Maji”, Elbasan, ky shtetas po transportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur në doza, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe bllokuan në cilësinë provës materiale 289 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.