Terrorizuan Francën me armë zjarri, arrestohen dy shqiptarë

Kronikë e zezë

Terrorizuan Francën me armë zjarri, arrestohen dy shqiptarë

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 22:47
Francë

Dy shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Grenoble pas të shtënave me armë zjarri, raporton media franceze “Le Dauphiné libéré”. Nga të shtënat nuk është raportuar për të lënduar.

Sipas të njëjtit burim, një patrullë policie ishte duke kryer një kontroll pak para orës 23 në rrugën “Stalingrad”, kur nga një tjetër rrugë aty pranë dëgjuan një të shtënë dhe të bërtitura. Më pas, efektivët panë katër burra që ndiqnin një grup prej dhjetë personash. Në ndjekje e sipër, një nga grupi prej katër burrash qëllon edhe një herë me armë zjarri drejt atij më të madh.

Policia u vu në ndjekje të makinës me katër burrat. Një nga pasagjerët hodhi një pistoletë nga dritarja teksa hipi në makinën që u largua.

Ndjekja vijoi teksa mjeti që tentonte ti shpëtonte policisë, u përplas me një tjetër automjet. Dy prej të dyshuarve u arratisen, ndërsa dy u arrestuan. Personat e vënë në pranga janë dy shqiptarë të moshës 18 dhe 28 vjeç. Identiteti tyre në pranga nuk bëhet me dije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat