Arrestohet një person për abuzim, fotografime dhe incizime të paautorizuara

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për abuzim, fotografime dhe incizime të paautorizuara

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve Kibernetike ka zhvilluar hetime intensive lidhur me rastin e identifikuar “Fotografime dhe incizime të tjera të paautorizuara”.

“Policia e Kosovës është njoftuar për një viktimë të abuzuar të trafikimit dhe menjëherë  përmes planifikimeve operacionale dhe hetimore, ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë një person të dyshuar të përfshirë në këtë rast.”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar është K. A. (1998).

Ndërsa viktima e rastit  është trajtuar  në baze të procedurave standarde që parashihen për viktimat e trafikimit .

“Njësitet policore në cilësi të provës materiale për këtë rast kanë  konfiskuar përkohësisht një telefon, përderisa provat tjera të siguruara gjatë hetimit do t’i dërgohen prokurorit për procedim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin hetimet janë zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë Departamenti për të mitur, ku i dyshuari i lartëcekur me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat