Arrestohet hajduti sirian

Kronikë e zezë

Arrestohet hajduti sirian

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 11:07
Ilustrim

Policia raporton se rreth orës 23:30 minuta një qytetare ka denoncuar vjedhjen e çantës së krahut përderisa po qëndronte në ambientet e një restoranti në Shatërvan në të cilën kishte një shumë parash dhe dokumente personale.

Pas denoncimit të rastit policët kanë nisur me hetimin e rastit. Me ndihmën e kamerave të sigurisë dhe të qytetarëve është identifikuar i dyshuari, një sirian i vitlindjes 1985.

Sipas hetuesve, thuhet se i dyshuari është i përfshirë edhe në vjedhje tjera. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalet nën masën e arrestit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat