“Mercury”, pranga 25-vjeçarit për armë, drogë e motorë uji

Kronikë e zezë

“Mercury”, pranga 25-vjeçarit për armë, drogë e motorë uji

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 09:54
Vlorë

Një 25-vjeçar nga fshati Llakatund i Vlorës, Denis Muhametaj, është arrestuar nga forcat e policisë gjatë operacionit të koduar “Mercury”, pasi në shtëpinë e tij anë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë zjarri, municione luftarake, motorë mjetesh ujore, automjete dhe lëndë narkotike.

Policia e ka referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Vlorës, për veprat penale të “kontrabandës me mallra të tjera”, “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municione”, “prodhim dhe shitje narkotikësh”, si dhe “kultivim narkotikësh”.

Në banesën e tij u gjetën konkretisht një armë zjarri automatike, model 56, 4 krëhëra pistolete dhe kallashnikovi, 1.260 fishekë për këto lloj armësh, 3 motorë uji me 300 kë fuqi, 3 automjete furgon, autoveturë dhe kamionçinë, si dhe 15.7 kg kanabis dhe 340 kubikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat