Aksident mes dy veturave në Pejë, disa të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes dy veturave në Pejë, disa të lënduar

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 22:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në Pejë.

Sipas dëshmitarëve, një veturë i ka dal përpara veturës së bardhë të tipit “Passat” dhe i njëjti ka goditur një veturë tjetër të tipit “Ford”, i cili edhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Megjithëse nuk dihet numri i të lënduarve, sipas dëshmitarëve ambulanca ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka dërguar në spital disa prej personave të përfshirë në aksident.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia të cilët po merren me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat