I dogji shtëpinë të shoqit, 42-vjeçarja ka tentuar të mbysë vajzat e mitura në lumë

Kronikë e zezë

I dogji shtëpinë të shoqit, 42-vjeçarja ka tentuar të mbysë vajzat e mitura në lumë

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 10:24
Ilustrim

Ngjarja e mbrëmshme ku Ardian Gjikës iu dogj shtëpia nga bashkëjetuesja është edhe më e rëndë. Policia e Fierit bën të ditur se Rudina Kishta, 42 vjeçe ka tentuar të mbysë në lumin Seman, në afërsi të fshatit Daullas vajzat e saj binjake, 6-vjeçare.

“Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç”, thotë policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ardian Gjika, pronari i shtëpisë, është shprehur se në momentin e djegies së banesës nuk ka qenë në shtëpi, por është njoftuar nga shokët e tij. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri është vënë nga bashkëshortja e Ardian Gjikën, e cila është me depresion.

Ai tregon se e kishte marrë një ditë më parë në banesë bashkëshorten, ndërsa ai ka kërkuar të shkonte te mamaja e saj.

Fatmirësisht, si pasojë e zjarrit nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa Ardiani thotë se i është djegur gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat