Vrasje në tentativë në Prizren, tre të plagosur

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Prizren, tre të plagosur

Nga: N.H Më: 13 gusht 2018 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Tre persona janë plagosur në një rast të tentimit të vrasjes që ka ndodhur në Prizren sot rreth orës 16:45, përcjell "Bota sot".

Lajmin e ka bërë publik zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.

Ai ka treguar se në rrugën e ‘Pushkatarëve’ në Prizren ka ndodhur një incident me ç’ rast janë përdorur armë të zjarrit. Sipas hetimeve fillestare thuhet se sherri ka plasur në një parking te automjeteve.

“Tre persona kanë marrë plagë, një nga ta të rënda dhe pas ndihmës së parë është transferuar në QKUK”, ka treguar zëdhënësi.

Policia tanimë i ka arrestuar dy të dyshuar. Njësite relevante të policisë po merren me hetimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat