Tentoi ta kalonte kufirin ilegalisht, arrestohet shtetasi serb

Kronikë e zezë

Tentoi ta kalonte kufirin ilegalisht, arrestohet shtetasi serb

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për tentim ilegal të kufirit në fshatin Banjë të Zubin Potokut.

Në raportin zyrtarë të policisë thuhet se njësia patrulluese kufitare kishte ndalur një veturë me targa të huaja të cilën e drejtonte i dyshuari, shtetas i Serbisë.

I dyshuari, sipas Policisë, kishte tentuar të shfrytëzoj rrugët alternative për të kaluar kufirin.

Gjatë kontrollit të policisë, në veturën e të dyshuarit janë gjetur dy pako dhe një qese me barna (për kafshë), në vlerë 75 euro.

Vetura me barna janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat