Keqpërdorën veturën e Komunës, arrestohen dy serbë

Kronikë e zezë

Keqpërdorën veturën e Komunës, arrestohen dy serbë

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Një femër dhe një mashkull shtetas serbë cilët me veturën e Komunës së Zveqanit kishin dashur të shkonin në Rashkë të Serbisë, por nuk kishin pasur autorizim ta përdornin veturën jashtë shtetit të Kosovës.

Policia e Kosovës në një komunikatë ka njoftuar se të dyshuarit nuk janë lejuar të kalojnë kufirin me atë veturë dhe janë kthyer mbrapa.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat