Një seri të shtënash janë dëgjuar orët e kësaj mbrëmjeje në qytetin e Spezias në Itali.
Plumbat mësohet se i janë drejtuar një shtetasi shqiptar i cili është plagosur në këmbë sipas raportimeve të medias lokale.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendrën e mirënjohur të Canaletto-s. Shqiptari ndodhej në një bar kur disa të shtëna janë lëshuar në drejtim të tij.
Media lokale nuk e jep ende identitetin e të plagosurit por thekson se ka marrë disa plumba në këmbë, ndërkohë që policia tashmë ka nisur kërkimet për të kapur dhe arrestuar personin që qëlloi ndaj shqiptarit.