80 vjeçari plagos me çifte një 15 vjeçar - Bota Sot
80 vjeçari plagos me çifte një 15 vjeçar

Kronikë e zezë

E premte, 17 gusht 2018

80 vjeçari plagos me çifte një 15 vjeçar

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 17:14
Ilustrim

Një pakujdesi e vogël, fatmirësisht ka përfunduar me plagosje në Vlorë. Ka qenë një 80-vjeçar, i cili në rrethana të pazbardhura, nga pakujdesia ka qëlluar me armën gjahut, tip çifte, duke plagosur një minoren.

Materialet për mbajtësin me lejetë armës së gjahut, u referuan në Prokurori, ndërsa 15-vjeçari u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 10. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin T. H., vjeç 80, banues Vlorë, pasi në lagjen “Uji Ftohtë”, në banesë, nga pakujdesia, ka plagosur me armën e gjahut të cilën e ka me leje, fëmijën e mitur Q. C., vjeç 15, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Arma e gjahut u bllokua në cilësinë e provës materiale. Neni 89 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test