U hodh nga ura mbi Vjosë, gjendet pas dy ditësh trupi i 57 vjeçarit

Kronikë e zezë

U hodh nga ura mbi Vjosë, gjendet pas dy ditësh trupi i 57 vjeçarit

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 16:32
Lumi Vjosa

Trupi i pajetë i një 57 vjeçari që u hodh nga ura e fshatit Rapckë në lumin Vjosë është gjetur pas dy ditësh kërkime. Policia lokale bën me dije se trupi i shtetasit me iniciale N.S, u gjet nga polumbarçt e RENEA-s mesditën e sotme.

"Pas kërkimeve të bëra përgjatë Lumit Vjosë nga ana e punonjësve të Komisariatit të Policisë Përmet dhe polumbarëve të Reneas, mesditën e sotme është bëre e mundur gjetja dhe nxjerja nga uji i trupit të shtetasit N.S, ku nga veprimet e para të kryera nuk janë konstatuar shenja dhune", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat