Një grua kanoset me armë nga burri i saj

Kronikë e zezë

Një grua kanoset me armë nga burri i saj

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Policia njofton se në Fushë Kosovë një femër ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj e kishte sulmuar fizikisht.

Më pas viktima është larguar dhe ka shkuar në shtëpinë e vëllait  të saj, ku i dyshuari edhe aty ka shkuar dhe i ka kanosur me pistoletë që të dytë. 

I dyshuari është arrestuar dhe iu ka konfiskuar pistoleta me 17 fishekë dhe dy pushkë gjuetie të cilat i kishte me leje. 

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e  mbajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat