Elbasan, 25-vjeçari përplas me makinë familjen, aksidentohet 1-vjeçari

Kronikë e zezë

Elbasan, 25-vjeçari përplas me makinë familjen, aksidentohet 1-vjeçari

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 09:15
Ilustrim

Një aksident rrugor ndodhi sot në qytetin e Elbasanit, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Nje 25-vjecar, Indrit S, teksa drejtonte mjetin tip “Seat” me targa AA 041 BO në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ka aksidentur dy këmbësorë, burrë e grua, dhe fëmijën e tyre 1 vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mengël, ndërsa tre të aksidentuarit, çifti i bashkëshortëve K.V., 26 vjeç, dhe M.Sh., 25 vjeçe, dhe fëmija, të tre banues në lagjen “Skëndërbej”, janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat