Fier, makina shtyp për vdekje një qytetar

Kronikë e zezë

Fier, makina shtyp për vdekje një qytetar

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 23:08
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 47 vjeçar ka shtypur për vdekje një banor të zonës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Zharrëz, në rrugën nacionale. Policia njofton se ka arritur ta vërë në pranga drejtyesin e mjetit.

Nga ana e Policisë Vendore, u arrestua shoferi i mjetit që bëri aksidentin.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., vjeç 47, banues në Roskovec, pasi në rrugën nacionale, në fshatin Zharrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin E. D., vjeç 48, banues në këtë fshat. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat