Një grua në Prishtinë, dje ka raportuar në polici se është rrahur nja burri me të cilin bashkëjeton.
Policia përmes raportit të sotëm policor thotë se ajo ka pësuar lëndime trupore për çka edhe ka pranuar tretman mjekësor.
Burri është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.