Arrestohet shoferi në Lushnje, aksidentoi 5-vjeçarin

Kronikë e zezë

Arrestohet shoferi në Lushnje, aksidentoi 5-vjeçarin

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Një 58-vjeçar u arrestua nga Policia e Lushnjes, pasi aksidentoi një të mitur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë L.B, 58 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Gorre, Lushnje duke drejtuar automjetin tip "Ford" ka aksidentuar një të miturin 5 vjeçar, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale të policisë i kaluan Prokurorisë së Lushnjes për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat