Shtime: Policia arreston dasmorin

Kronikë e zezë

Shtime: Policia arreston dasmorin

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Policia ka ndërprerë në gjysëm një dasëm në fshatin Gjurkovc të Shtimes.Sipas raporti zyrtarë, policia kishte pranuar informacione se gjatë dasmës kishte të shtëna me armë zjarri.

Pas verifikimit këto informacione kishin dalë të sakta.Njëri nga dasmorët sipas njoftimit të policisë ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe ka dorëzuar në polici një armë me gaz të tipit EKOL.

I njëjti pas intervistimit nga policia është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat