Plagosi me pistoletë bashkëshorten, policia arreston të riun nga Durrës

Kronikë e zezë

Plagosi me pistoletë bashkëshorten, policia arreston të riun nga Durrës

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 16:02
Durrës

Ditën e djeshme pas një konflikti në familje një person plagosi me pistoletë bashkëshorten.

A.N, 30-vjeç. dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë në këmbë bashkëshorten e tij.

28-vjeçarja E.N, ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa një ditë më pas policia arrestoi edhe autorin e ngjarjes

“Më datë 04.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. N., vjeç 30, banues në Durrës, pasi në banesë, dyshohet se ka plagosur me pistoletë në këmbë bashkëshorten E.N, 28 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën ku pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar nga spitali, duke iu shmangur hetimeve. Punohet për gjetjen e pistoletës. Nenet 130/a, 300, 301 e 278/2 të Kodit Penal”, njofton policia e Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat