Zjarr i madh në një fshat të Gjirokastrës, digjet një objekt. Zjarrfikësit luftë me flakët

Kronikë e zezë

Zjarr i madh në një fshat të Gjirokastrës, digjet një objekt. Zjarrfikësit luftë me flakët

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 13:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh ka rënë pak minuta më parë në fshatin Hundkuq të Gjirokastrës. Zjarri mësohet se po përhapet me shpejtësi ndërsa deri më tani ka djegur një objekt një katësh që shërben për grumbullimin e barit për bagëtinë në qendër të fshatit.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po luftojnë me flakët në këto momente për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe mospërhapjen e tij në banesat përbri objektit.

Ne krye të operacionit, siç mëson Report Tv ndodhet edhe shefi i PMNZSH, Kujtim Bizhga i cili po lufton për të shmangur zjarrin nga banesat e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat