U mori para për rezervim të pushimeve, arratiset

Kronikë e zezë

U mori para për rezervim të pushimeve, arratiset

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 09:44
Ulqin

Në Gjilan gjatë ditës së djeshme dy femra kanë raportuar në Polici se janë mashtruar nga pronari i një agjencie turistike, duke u marrë të holla për rezervime të pushimeve turistike.

Është kontrolluar kjo agjenci, por nuk  është gjetur asgjë e dyshuar pasi që i dyshuari kishte hequr shtëpizën e kompjuterit dhe dokumentacionet tjera.

I dyshuari nuk ishte takuar pasi kishte ikur dhe ndodhet në arrati. Rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat