Konfiskohen 590 kg marihaunë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Konfiskohen 590 kg marihaunë, arrestohen dy persona

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 09:17
Ilustrim

Në Serbi është arritur të sekuestrohen 590 kilogramë narkotikë të llojit ‘Marihuanë’.

Policia në pikën kufitare ‘Dimitrovgrad’ ka arrestuar dy persona pas konfiskimit të narkotikëve.

Policia ka arrestuar personin me inicialet M.K (1962) shtetas i Bosnje dhe Hercegovinës që po voziste një kamion me targa kroate në të cilën u gjetën të paketuara 316 kilogramë marihuanë.

Ndërsa në kamionin tjetër me targa të Serbisë u gjetën 253 pako me të njëjtën peshë të përgjithshme prej 274 kilogramë meqë rast u arrestua personi me inicialet K.M (1967).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat