Ish i dashuri ther të miturën në Istog, ngrihet aktakuzë për “Vrasje e rëndë në tentativë”

Kronikë e zezë

Ish i dashuri ther të miturën në Istog, ngrihet aktakuzë për “Vrasje e rëndë në tentativë”

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 12:22
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit V.H. për shkak të dyshimit se ka kryer vepër “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”

Sipas aktakuzës i pandehuri V.H. pasi ishte në lidhje dashurie me viktimën/të miturën M.M. e cila ndahet nga i njëjti dhe më pas kërkon që t’i largojë nga rrjetet sociale fotografitë dhe videot incizimet nudo të saj, të cilat i pandehuri i kishte postuar, ashtu që ky i fundit e fton viktimën që të takohen dhe kjo vet t’i shlyej.

“Janë takuar me datë. 21.06.2018 rreth orës 08:30 min. në fsh. Orroberd K. Istogut, i pandehuri fillon t’i bërtas viktimës, e kap për dore dhe nxjerr një thikë nga xhepi, me të cilën e godet në qafë, fytyrë, gjoks dhe barkë dhe më pas arratiset nga vendi i ngjarjes për tu arrestuar më vonë”, thuhet në komunikatë.

I pandehuri me veprimet e tij, me dashje duke tentuar ta privoj nga jeta viktimën për motive të ulëta, ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar sikur më lart, për çka prokurori i propozoj gjykatës që i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat