Një mijë e 743 është numri i përgjithshëm i tiketave të shqiptuara nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të kaluara.
Gjithsej kanë ndodhur 80 aksidente gjatë ditës së mërkurë në vend, prej tyre asnjë nuk përfundoi me fatalitet. 54 aksidente përfunduan pa të lënduar, kurse 26 me të lënduar.
Janë arrestuar 26 persona, 14 janë dërguar në mbajtje, kurse tre në vuajte të dënimit.