Zjarr në lagjen Dardania

Kronikë e zezë

Zjarr në lagjen Dardania

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 17:59
Sot, rreth orës 12 te nënkalimi në Dardani ka shpërthyer zjarr

Sot, rreth orës 12 te nënkalimi në Dardani ka shpërthyer zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, KEK-u dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bllokuar hyrjet për pak minuta derisa e kanë shuar zjarrin.

Gjatë këtij incidenti nuk ka pasur të lënduar por qytetarët janë ankuar se do të mbesin pa rrymë për afro dy muaj për shkak të këtij dëmi. 

Një qytetar  i cili ishte i pranishëm te nënkalimi kur kishte shpërthyer zjarri, ka thënë se njësitë e zjarrfikësve nuk kanë pasur me vete bombola për shuarjen e zjarrit, por ato i kanë siguruar qytetarët dhe lokalet përreth.

Ndërsa policia dhe zjarrfikësit që kanë qenë në vendin e ngjarjes nuk kanë dhënë deklarata rreth incidentit në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat