Aksident me vdekje në autostradën Tiranë - Durrës

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë - Durrës

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 09:33
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës.

Ngjarja e rëndë u shënua në kilometrin e 6 të autostradës, ndërsa një mjet ka shtypur për vdekje një të moshuar.

Mësohet se makina tip 'Volkswagen' ka përplasur për vdekje një 88 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Për të zbardhur ngjarjen policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.

Informacion paraprak 

Më datë 23.07.2018, rreth orës 08 : 10 në autostradën Durrës –Sukth, tek Mbikalimi i Rrashbullit shtetasi S.M. 69 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Voslwagen ka aksidentuar shtetasin këmbësor H.J. 88 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat