Detaje nga aksidenti i tmerrshëm që mori jetë në Skenderaj

Kronikë e zezë

Detaje nga aksidenti i tmerrshëm që mori jetë në Skenderaj

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 07:16
Ilustrim

(E plotësuar) - Zyra për Informim Publik e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Mitrovicë ka bërë të ditur se një aksident trafiku me fatalitet është raportuar rreth orës 22:00, të datës 22 korrik 2018.

Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj – Drenas, segmenti rrugor fshati Polac.

“Në aksident ishin të përfshira një traktor dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë drejtuesi i traktorit Z. G., 56 vjeçar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i veturës i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të traktorit i cili kyçet në mënyrë të pa sigurt nga rruga anësore në rrugën kryesore, me ç’rast ndeshet me veturën e llojit Tauran, ku shkakton aksident trafiku me fatalitet.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion”, përfundohet në njoftimin e Policisë.

Aksident i rëndë trafiku në komunën e Skenderajt, vdes një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Polac të komunës së Skenderajt.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga vetë Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar. Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një traktor”, ka thënë Zaiti për Indeksonline.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 22 ndërsa duhet përkujtuar se aksidentet janë të shumta përgjatë ditëve të fundit në vend.

Dy të ngjashëm ndodhën së fundi edhe në Mitrovicë, duke u bërë kështu aksidenti i tretë në këtë regjion përgjatë 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat