Pesë persona të dyshuar janë rrahur mes veti në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Sipas raportit policor, të njëjtit janë arrestuar. Si pasojë e lëndimeve trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve dhe iu është ofruar tretman mjekësor në QKUK.
Në vend të ngjarjes janë konfiskuar një thikë, një shkop druri, një shufër metalike dhe një veturë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.