Kanos me armë tek Kryqëzimi i Kurjanit në Fier, arrestohet

Kronikë e zezë

Kanos me armë tek Kryqëzimi i Kurjanit në Fier, arrestohet

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 11:41
Ilustrim

Një 31 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kanosur me armë 2 të rinj. 

Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kurjanit” në Fier.

Bushi Hatillari, 31 vjeç, banues në  Roskovec u arrestua pasi  " pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit J.T, 27 vjeç, banues në Kurjan dhe D.H, 35 vjeç, banues në Vadhishtë"

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit tip pistoletë  "ZASTAVA" së bashku me krëhërin e saj, 6 fishekë pistolete dhe 1 gëzhoje arme zjarri tip pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" të parashikuar nga Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat