I ikë policisë, i gjenden cigare kontrabandë

Kronikë e zezë

I ikë policisë, i gjenden cigare kontrabandë

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 11:23
Cigare

Policia raporton se në fshatin Stanovc të Vushtrrisë një i dyshuar derisa ka qenë duke drejtuar me targa vendore nuk është ndaluar në një pikë kontrolli po ka vazhduar në drejtim të fshatit Dumnicë dhe më pas ka dal nga vetura dhe është larguar në këmbë.

Patrulla Policore ka arritur  që ta arrestojë të dyshuarin.  Gjatë kontrollit në veturën tij janë gjetur dhe konfiskuar  119 mijë  copë cigare  të llojeve te ndryshme, në vlerë  të shmangies doganore rreth 6600 euro.

 Gjithashtu edhe vetura është konfiskuar nga policia. Gjatë ndjekjes lëndime trupore ka pësuar një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat