Vjedhje në një qendër tregtare, arrestohen dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Vjedhje në një qendër tregtare, arrestohen dy të dyshuar

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 10:48
Policia e Kosovës

Policia e Pejës nëpërmjet një komunikate njofton për një rast q ëka ndodhur dje në një qendër tregtare në këtë qytet.

Policia menjëherë iu ka përgjigjur rastit të dyshuar për vjedhje dhe me të arritur në vendngjarje kanë hasur në veturën ‘Audi A3’ ngjyrë e kaltër me targa vendore.

Policia i kanë dhënë shenjë të ndalet, por të dyshuarit nuk u ndalën dhe e goditën veturën e policisë duke ua rrezikuar jetën zyrtarëve policorë.

Patrullat e policisë menjëherë janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar dhe gjatë arrestimit të tyre të dyshuarit i kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë  të cilëve iu kanë shkaktuar lëndime trupore.

Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave, nga Njësia e Hetimeve në stacionin policor në Pejë, në bashkëpunim me njësitë   e tjera punuese dhe në bashkëpunim me qytetarët e kësaj zone, gjatë një pune të gjatë të palodhshme dhe të vazhdueshme  operativo – hetimore, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë  një grup të  personave të dyshuar që kanë kryer vjedhje të sendeve me vlerë në disa qendra tregtare në rajonin e Pejës dhe në qytete të tjera të Kosovës,

Policia e Kosovës pasi që i ka identifikuar të dyshuarit e një grupi i cili vepron në tërë territorin e Republikës së Kosovës ka arritur të arrestojë dy persona nga ky grup,   G.H. 1993 nga  Kishnareka e Drenasit dhe E,K 1993 nga Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat