Gjirokastriti 23-vjeçar rreh gjyshen dhe babain

Kronikë e zezë

Gjirokastriti 23-vjeçar rreh gjyshen dhe babain

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 12:32
Ilustrim

Një 23-vjeçar u arrestua nga policia e Gjirokastrës pasi ka dhunuar gjyshen dhe të atin e tij.

Policia njofton se u vu në pranga Steljo Rizvo, 23 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes  M.R, 67 vjeçe dhe të atit V.R, 47 vjeç.

“Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Dhuna në familje"”, - thotë policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat