Kryeplaku i fshatit shqiptar godet me thikë të atin

Kronikë e zezë

Kryeplaku i fshatit shqiptar godet me thikë të atin

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 22:04
Ilustrim

Efektivët e policisë së Memaliajt kanë vënë në pranga këtë të mërkurë kryeplakun e fshatit Zhapokikë, një 30 vjeçar të quajtur Altion Caca.

Ky i fundit ka qëlluar në banesën e tij të atin me një thikë. Goditja me thikë ka qenë e rëndë për të moshuarin, por fatmirësisht ai nuk e rrezikon jetën. Aktualisht i plagosuri ndodhet në spitalin e Gjirokastrës nën kujdesin e mjekëve.

Altion Caca rreth një javë më parë u arrestua për shkak se nuk denoncoi, ashtu siç e kërkon ligji, mblelljen e një parcele me drogë në fshat.

Policia sqaron se e gjithë ngjarja ka ndodhur në momente të rënda psikologjike për 30 vjeolicia sqaron se e gjithë ngjarja ka ndodhur në momente të rënda psikologjike për 30 vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat