Detaje të reja të operacionit policor: 4 të arrestuar, 3 të huaj e një shqiptar, dyshohen për vrasje

Kronikë e zezë

Detaje të reja të operacionit policor: 4 të arrestuar, 3 të huaj e një shqiptar, dyshohen për vrasje

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 21:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një operacion policor, i realizuar gjatë mbrëmjes së të mërkurës nga Policia e Kosovës, në disa lagje të kryeqytetit të vendit, ka rezultuar me arrestimin e 4 personave.

Tre prej të arrestuarve janë shtetas të huaj, ndërsa tjetri është shtetas i Kosovës.

Të arrestuarit dyshohen se kanë kryer vrasje, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në një prononcim.

“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të një operacioni policor, sonte, në orët e mbrëmjes, në Prishtinë, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vepra kriminale, disa nga ta shtetas të huaj e që janë në kërkim ndërkombëtar, të dyshuar edhe për vrasje, ka rezultuar me ndalimin e 4 personave të dyshuar; 3 shtetas të huaj dhe një kosovar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Veprime të mëtejme ligjore janë në proces për kompletim nga autoritetet, ka theksuar Hoxha.

Katër shtetas të huaj të arrestuar për vrasje nga Policia e Kosovës 

Katër është numri i personave të arrestuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës si të dyshuar për vrasje.

Arrestimet janë kryer në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Burimet e meidave brenda Policisë kanë thënë se dy prej të arrestuarave kanë nënshtetësi malazeze, një është shtetas i Serbisë dhe një tjetër ende nuk dihet.

Sipas policisë, të arrestuarit dyshohen me bazë për vrasje dhe se të njëjtit janë shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Interpoli.

Janë dhjetëra policisë të Njësisë Speciale që kanë bllokuar lagjen “Kalabria” në kryeqytet për të identifikuar dhe arrestuar disa persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat