Bllokohen lëndë plasëse e kapsolla, arrestohet një person në Dibër

Kronikë e zezë

Bllokohen lëndë plasëse e kapsolla, arrestohet një person në Dibër

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 09:22
Dibër

Një sasi lënde plasëse, kapsolla e fitil është bllokuar nga policia në Dibër.

Për pasojë është prangosur edhe një person, Njazi Pilafi, 52 vjeç banues në Peshkopi.

Sipas Policisë, mësohet se janë bllokuar , 7 copë kallëpe me lëndë plasëse, 58 kapsolla detonatorë dhe 4 metër fitil zjarrpërcjellës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat