Një i ri i moshës 27 vjeçare ka humbur jetën sot në fshatin Llaushë të Podujevës, pasi është qëlluar me armë zjarri.
Komandanti i stacionit policor në Podujevë, Bekim Bislimi ka thënë se përkundër që emergjenca ka shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes, personi qëlluar ka ndërruar jetë.
“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një incident, mosmarrëveshje. Njësitë policore ju kanë përgjigje rastit. Është ftuar emergjenca, viktimës ju ka ofruar ndihma mjekësore, por ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë”, ka thënë Bekim Bislimi.
Kurse zyrtarë policorë njoftojnë se i vdekur ka mbetur personi i gjinisë mashkullore, A.D. 27 vjeç.
“Njësitet policore në koordinim me prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, thueht në njoftimin e Policisë.
Ende nuk janë sqaruar rrethanat e që kanë quar në humbjen e jetës së të riut, ndërsa policia po e trajton si vdekje e dyshimtë.