Sulmohet derisa ishte në lokal, dy persona arrestohen

Kronikë e zezë

Sulmohet derisa ishte në lokal, dy persona arrestohen

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Një person nga fshati Guri i Kuq në Rahovec ka njoftuar se derisa po qëndronte në një lokal, katër persona e kanë sulmuar dhe rrahur.

Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, por pa ndonjë pasojë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë kalibër i panjohur.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, kurse pas kërkimit nga policia në shtëpinë e të dyshuarve, dy të dyshuarit e parë nuk janë takuar, kurse dy të dyshuarit e tjerë janë arrestuar dhe me vendimin e prokurorit dërgohen 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat