Aksident i rëndë në autostradë, 5 makina përplasen mes tyre

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në autostradë, 5 makina përplasen mes tyre

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 22:17
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje të diele në autostradën Tiranë Durrës. Aksidenti ka ndodhur në rrugën që të çon për në plazhin e Gjirit të Lalzit.

Në incident janë përfshirë 5 automjete dhe sipas raportimeve të deritanishme ka disa persona të plagosur. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë për të marrë të plagosurit. Ende nuk dihet shkaku sesi ka ndodhur aksidenti. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat