Sulmoi me qen dy persona, arrestohet

Kronikë e zezë

Sulmoi me qen dy persona, arrestohet

Nga: Bota Sot Më: 15 korrik 2018 Në ora: 13:20
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Papaz në Suharekë është arrestuar një person pasi një rrahje.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti së bashku me një të dyshuar tjetër, i kanë sulmuar fizikisht  dhe pastaj u kanë ndërsyer qenët e tyre, dy viktimave meshkuj K/Shqiptarë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policës së Kosovës.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat