Të shtëna me armë në aheng, konfiskohet një pistoletë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në aheng, konfiskohet një pistoletë

Nga: Bota Sot Më: 15 korrik 2018 Në ora: 13:09
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se fshatin Pleshtinë e Epërme në Ferizaj është konfiskuar një pistoletë, pasi  një person gjatë një ahengu, ka shtënë me armë zjarri.

“Një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, gjatë një ahengu, ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me shtatë  fishekë dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policës së Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat