Shoferi përplaset me makinën e policisë dhe përfundojnë në kanal, 3 të lënduar

Kronikë e zezë

Shoferi përplaset me makinën e policisë dhe përfundojnë në kanal, 3 të lënduar

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 21:08
Ilustrim

Një automjet është përplasur me makinën e Policisë së Qarkullimit Rrugor.

Aksidenti ndodhi pasditen e së shtunës, rreth orës 19:00, në segmentin rrugor Kuçovë-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur “Meteor”

Automjet tip Volkswagen u përplas me mjetin e Policisë të Qarkullimit Rrugor.

Si pasojë e aksidentit, të dyja makinat kanë rënë në kanal.

Nga përplasja janë dëmtuar dy efektivë të policisë si dhe drejtuesi i mjetit Volkswagen, me iniciale E.Sh.

Të tre të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat