Kush është Eljon Hysa, personi që u gropos dhe u vra në Fushë Krujë

Kronikë e zezë

Kush është Eljon Hysa, personi që u gropos dhe u vra në Fushë Krujë

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 18:47
Eljon Hysa

Hysni Rama quhet personi që dyshohet se ka ekzekutuar Eljon Hysën, i cili kishte edhe emra të tjerë. Rama që besohet se ka kryer vrasjen së bashku me të tjerë, mund të ketë ndërmarrë veprimin fatal për shkak të një borxhi. Kjo është pista fillestare, e cila po hetohet nga ana e policisë. Por kush është Eljon Hysa, personi që ishte vrarë dhe më tej groposur në varrezat e Niklës në Fushë – Krujë.

Eljon Hysa u denoncua pak ditë më parë nga familjarët, e se këta të fundit janë shprehur se ai ishte zhdukur. Hysa rezultonte se ishte një person i shpallur në kërkim policor për një vrasje që ka ndodhur në Sarandë, përpara disa vitesh. Për 34-vjeçarin e gjendur të vrarë në varreza, gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për një vrasje të ndodhur tre vjet më parë më 10 korrik 2015 në Sarandë. Hysa rezultonte në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit.

Ky i fundit ishte pronar lavazhi pikërisht në Sarandë. Mësohet se në Sarandë një person nga grupi i laçianëve kryesisht kishte pasur sherr me pronarin sarandiot. Kështu, të nesërmen ai ka thirrur edhe shokët e se së bashku kanë vrarë Edmond Theodhorin, që paraprakisht e kishin rrethuar e ia kishin shkatërruar makinën me mjete të rënda. Pasi kanë bërë këto, ata me një pistoletë e ekzekutuan në vend Theodhorin. Disa të dyshuar menjëherë pas krimit u arrestuan, kurse Hysa ishte në kërkim policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat