Dy orë pasi u dënua për shpejtësi, shkakton aksident me 6 të lënduar

Kronikë e zezë

Dy orë pasi u dënua për shpejtësi, shkakton aksident me 6 të lënduar

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 18:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Stanovc, ka noddhur një akdient i rëndë me disa të lënduar dhe me dëme materiale. Aksidenti ka ndodhru sor në mengjes. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajoin e Mitrovicës, avni Zahiti, si pasojë e lëndimeve të pësuara gjashtë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në QKUK.

“Nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes bëhet e ditur se në aksident trafiku ishin të perfshira tri vetura të cilat ishin në lëvizje, ndërsa dëme materiale kanë pësuar edhe dy vetura tjera të cilat ndodheshin të parkuara në një autosallon afër rrugës. Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë veprimi i ndërmarrë i pasigurt  për tejkalim i drejtuesit të automjetit Audi  A4, me ç’ rast përplaset me dy vetura tjera”, ka thënë Zahiti.

Sipas tij, njëri nga drejtuesit e mjetit i cili dyshohet se ka shkatuar aksidentin vetëm dy orë para se të ndodhte ky aksident i ishet shqiptuar një gjobë nga policia për tejkalim të shpejtësisë.

“Vlen të potencehohet se Njësia e Trafikur Rajonal në Mitrovicë,  dy orë më herët ndaj të dyshuarit S.V.,47 vjeçar, shkaktarit të aksidentit i kishte shqiptuar një gjobë për tejkalim të shpejtësisë”, ka thënë Zahiti për kallxo.

Sipas tij, përkundër fluksit të shtuar të automjetev që qarkullojnë në ruget e regjionit të Mitrovicës nuk është shënua asnjë aksident me fatalitet.

“Angazhimet policore me qëllim të reduktimit të aksidenteve, do të vazhdojnë së zbatuari me masa ndëshkuese  për të gjithë pjesëmarrësit  që bien ndesh me rregullat në trafik. Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit  në trafikun rrugor, për kujdes  dhe vigjilencë të shtuar duke  respektuar të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat