Sot, 3 mijë e 500 persona do vdesin në aksidente të trafikut!

Kronikë e zezë

Sot, 3 mijë e 500 persona do vdesin në aksidente të trafikut!

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Çdo ditë 3 mijë e 500 njerëz vriten në rrugë. Kjo bënë që brenda vitit rreth 1.24 milion persona vdesin në aksidente të trafikut. Ky është një trend alarmues, një murtajë që duhet ndalur, një kosto njerëzore, ekonomike dhe sociale e cila është bërë e papranueshme.

Për më tepër, të rinjtë janë veçanërisht të prekur për shkak se aksidentet rrugore janë shkaku numër një i vdekjes së të rinjve nga mosha 15 deri në 29 vjeç.

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ( FIA ) është në vijën e frontit në trajtimin e kësaj sfide, së bashku me 245 organizata në mbarë botën përfshirë Auto Moto Klubin e Kosovës (AMCK).

Çdo njeri ka një rol për të luajtur në sigurimin e rrugëve më të sigurta për të gjithë.

Fushata # 3500LIVES përshkruan Rregullat e Arta që mund të ndihmojnë në shpëtimin e jetës dhe të jetës së të tjerëve.  FIA dhe AMCK inkurajon të gjithë qytetarët e Kosovës t’i përmbahen rregullave të mëposhtme për të kthyer besimin në rrugët tona dhe sigurinë tonë në trafik:

*DO TË PËRDOR RRIPIN E SIGURIMIT sepse të gjithë pasagjerët janë përgjegjësia ime

*DO TË RESPEKTOJ KODIN RRUGOR sepse rregullat janë bërë të na mbrojtur

*DO TI BINDEM LIMITIT TE SHPEJTËSISË sepse makina ime është prej metali, këmbësorët dhe fëmijët jo

* DO UDHËTOJ I KTHJELLËT sepse kur jam i dehur ose nën efektin e drogave, jam rrezik në rrugë

*DO TË MBROJ FËMIJËT E MI sepse i mbaj ata të sigurt në ndenjëset e posaçme për fëmijë

*DO TË JEM I VËMENDSHËM sepse të bisedoj apo dërgoj mesazhe në celular më bën të rrezikshëm

*DO TË NDALOJ KUR TË JEM I LODHUR sepse të mbërrij me vonesë është më mirë se të mos mbërrij fare

* DO TË MBAJ MBROJTESEN E KOKES sepse  motorët dhe biçikletat nuk e mbrojnë kokën time

* DO TË JEM I SJELLSHËM DHE KUJDESSHËM sepse  respektoj drejtuesit e tjerë

*DO KUJDESEM PËR MJETIN TIM sepse unë nuk dua të vras askënd

FIA dhe AMCK inkurajon të gjithë qytetarët që të kujdesen për veten dhe të tjerët në trafik në mënyrë që të ndalet ky trend i tmerrshëm i vdekjeve në trafik i cili po prek veçanërisht rininë, pjesën më vitale të shoqërisë sonë.

Për më shumë informata mbi kampanjën e AMCK, vizitoni faqen në Facebook dhe Instagram: AMCK Kosova

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat